Sport

Zbulohet arsyeja pse Mirlind Daku e Blend Baftiu nuk u ftuan nga Kosova U21

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 16 March 2021

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees, të hënën e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore në muajin mars kundër Katarit në Doha, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesë e kësaj liste nuk janë dy nga futbollistët më të mirë në Superligë, Mirlind Daku dhe Blend Baftiu.

Kjo ka ngjallur reagime te fansat, të cilët kanë pritur që kjo dyshe të jetë pjesë e shpresave të Kosovës.

-Advertisement-

Megjithatë arsyeja pse Daku e Baftiu nuk janë ftuar është se e kanë kaluar moshën dhe nuk kanë të drejtë loje me ‘Dardanët’ e rijnë.

Kështu ka deklaruar ish-trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, në një intervistë për ‘Kanal 10’.

“Blend Baftiu dhe Mirlind Daku nuk janë ftuar për arsyeje se kanë mbushur moshën dhe nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën U21”, është shprehur Prekazi.

Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse takimi i dytë më 29 mars.

Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera