Sport

CSD i del në krahë Kosovës: Ndeshja ndaj Spanjës luhet sipas rregullave të FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 12 March 2021

Spanja dhe Kosova do të ballafaqohen këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Gazeta inFokus.

Këshilli i lartë i sporteve (CSD), i ka dalë në krahë Kosovës duke thënë se kjo ndeshje do të luhet në bazë rregulloreve të FIFA-s dhe jo sipas kërkesave të Spanjës.

Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova. Kjo është një nga virtytet më të mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër”, ka thënë Irene Lozano, e cila është presidente e kësaj organizate.

-Advertisement-

Kujtojmë që Spanja kishte kërkuar që himni i Kosovës të konsiderohet vetëm si ‘muzikë e Kosovës’, flamujt të mos vendosen afër dhe Kosova të quhet si ‘territor’ dhe jo si shtet i pavarur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera