Lajme

Arrestohet gjilanasi për kontrabandë me kafshë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 08 March 2021

Policia e Kosovës ka ndalur një kamion që kishte të ngarkuara kafshë për të cilat nuk kishte dokumente, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në kamion ishin të ngarkuara 9 krerë kafshë.

“KONTRABANDIM ME KAFSHËFsh.Shurdhan,Gjilan, 07.03.2021-16:30. Është ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues mashkull kosovar ku gjatë kontrollit është konstatuar se në kamion kishte të ngarkuar 9 krerë kafshë (dhi)  për të cilat ngasësi i kamionit nuk posedonte dokumentin përcjellës. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera