Sport

Nuhiu flet pas fitores dramatike ndaj Feronikelit, tregon se çka e gëzoi më së shumti sot

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 07 March 2021

Drita ka shënuar fitore dramatike në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshëm për javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për kampionët aktual e realizoi sulmuesi nga Pozherani, Festim Alidema, tre minuta pa përfunduar takimi.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se e kanë ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, por fal këmbënguljes së madhe në fund u shpërblyen.

-Advertisement-

Tutje tekniku shkupjan tha se e gëzon fakti se Festim Alidema ka shënuar një gol kaq të rëndësishëm.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme, kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore. Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli. Çdo futbollist është i rëndësishëm, por edhe tjerët që u paraqiten bënë maksimumin e tyre dhe më vjen mirë që u fitua ndeshja”, deklaroi Nuihu.

Pas kësaj fitoreje, Drita e ka rimarr kreun e tabelës me 50 pikë, dy me shumë se Ballkani që renditet i dyti dhe tri me shumë se Prishtina që mbetet e treta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera