Këto janë veturat më të shpejta në botë
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 05 March 2021
Janë shumë të nevojshme në përditshmërinë tonë. E padyshim disa janë të apasionuar pas tyre, e edhe pas shpejtësisë që ato mundësojnë.
Mirëpo, a e keni ditur cilat janë ato vetura me shpejtësinë më të madhe?
Ndërtuar dhe pajisur më së miri me teknologjinë e fundit, stiluar me shumë kujdes, Aston Martin One-77 është një nga veturat me shasi 100% me fibra karboni.
Vetura ka nje motor 7.3 liter, V-12 i cili gjeneron në menyrë të mahnitshme, 750 Kuaj Fuqi.
Ajo pëshpejton nga 0-100 km/h ne 3.7 sekonda, dhe arrin shpejtësinë maksimale 380 km/h.
E cmimi i saj arrin shifrën prej 1,400,000 dollarë.
Bugatti’s Super Veyron është ndërtuar me materiale super të lehta dhe është 250 kg më i lehtë se Bugatti Veyron Super Sport. Makina ka një motor 9.6 litër Ë-16 i cili gjeneron 1600 Kuaj Fuqi.
Kjo bën të mundur që makina të pershpejtojë nga 0-100 km/h ne 1.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale 464 km/h. Vetura në fjalë arrin cmimin prej 2,500,000 dollarë.
Bugatti Veyron Super Sport – Edhe kjo është një nga makinat më të shpejta në botë.
Me një motor të fuqishëm 8.0 liter, 16 cilindra të cilët gjenerojnë 1200 kuaj fuqi dhe me një shasi super të lehtë alumini, makina arrin 100 km/h për vetem 2.4 sekonda dhe një shpejtësi maksimale 430 km/h. Cmimi i saj arrin 2,400,000 dollarë.
Gjithsesi ky cmim e justifikon cilesinë, komfortin, shpejtësinë dhe sigurinë në rrugë.
Ferrari LaFerrari është një makinë ekstremisht sportive dhe që duket si një avion me tipare Ferrari.
Ky është Ferrari i parë me një sistem hibrid i cili përmirëson performancën.
Sistemi Hybrid-Kinetic Energy Recovery Sistem është i pajisur me 2 motorre elektrike dhe me një tjeter 6.2 liter V-12 i cili gjeneron 963 Kuaj Fuqi dhe 633 lb moment rrotullues.
Makina arrin 100 km/h per 2.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 354 km/h. E cmimi i saj arrin 1,300,000 dollarë.
Me një motor 6.2 liter V8 Tëin Turbo, Hennessey Venom GT është jo vetëm një nga makinat më të shtrenjta, por edhe më tërheqëse.
Me 1200 Kuaj Fuqi, arrin shpejtësinë 100 km/h per 2.5 sekonda dhe
shpejtësine maksimale 418 km/h.
Cmimi për këte makinë është 1,200,000 dollarë.
Koenigsegg CCX zë një vend të rëndësishëm në 10-shen e makinave më të shpejta në botë.
Me një motor V8 Tëin-Supercharged i cili gjeneron 806 Kuaj Fuqi dhe një moment rrotullues 678 lb, ajo arrin 100 km/h në vetëm 3.2 sekonda.
Shpejtësia maksimale arrin 417 km/h. Cmimi i saj është 545,568 dollarë.
Lamborghini i dhuroi botës të magjishmën Veneno si dhuratë për 50 vjetorin e markës.
Ata përdoren fibra karboni të një cilësie të larte dhe i dhanë pamjen e një makine agresive të sporteve ekstreme.
Makina është e pajisur me një motor V-12 i cili gjeneron 750 Kuaj Fuqi.
E gjithë kjo fuqi transmetohet nga një kambio automatike me 7 raporte e cila bën që makina të arrijë 100 km/h për 2.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 356 km/h.
Të gjitha këto për nje cmim prej 4,000,000 dollarë.
Me 903 Kuaj Fuqi, McLaren P1 është makina e preferuar e të gjithë garuesve për shkak të klasit dhe stilit unik të saj.
Është e pajisur me një motor 3.8 liter Tëin-Turbo V8 i cili i mundëson makinës të arrijë 100 km/h për 2.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 350 km/h.
Bleresit i duhet te paguaje rreth 1,200,000 dollarë per t’a patur atë.
Saleen S7 TT/Tëin-Turbo është e adhururar nga të apasionuarit pas shpejtësisë. Sic duket edhe nga emri, makina është e pajisur me një motor Tëin-Turbo i gjithi alumin i cili gjeneron 750 Kuaj Fuqi.
Arrin në 100 km/h për 2.8 sekonda.
Thuhet se makina ka një sjellje tipike e cila ju bën të ndiheni krenar per të.
Cmimi i saj arrin 555,000 dollarë.
Zenvo ST1 fuqizohet nga një motor 7.0 liter i Corvette V8. Këtij
motorri i është shtuar një Tëin-Turbo dhe gjeneron 1104 Kuaj Fuqi. Nga 0-100 km/h arrin per 3 sekonda.
Personat që mund ta kenë atë nuk janë të shumtë, meqë sasia që prodhohet cdo vit është e limituar.
Cmimi i saj arrin 1,225,000 dollarë.
Të tjera
-
Ministria e Drejtësisë çon në Kushtetuese komentet rreth Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar sot në Gj...
-
Gazmend Syla: Vetëm një vit para se të bëhej ministre, Donika Gërvalla e ofendonte rëndë Rexhep Selimin
“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së d...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro
Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobën prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe ...
-
Ndërpritet dëshmia e Dobrunës, do t’i pranohen deklaratat me shkrim
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...
-
Komisionerja e BE’së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun
Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, e ka përmendur shku...
-
Plạgoset me thịkë këngëtari në Shkodër
Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të d...
-
EULEX’i përforcon praninë në Kosovë, pritet të arrijnë forca shtesë nga Franca, Italia, Portugalia e Lituania
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është du...
-
Pas sanimit të dëmeve nga sụlmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshu...
-
LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Raporti i PK-së: Mbi 1500 gjoba e 17 persona të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj...
-
Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri ...
-
Ministri gjerman i mbrojtjes mbërrin në Ukrainë për të dërguar mesazhe mbështetjeje
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për n...