Cima zbulon skuadrën e preferuar në Superligë
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 01 March 2021
Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës, Rasim Thaçi, i njohur ndryshe si “Cima” nga skeçet e tij humoristike në një intervistë për KosovaPress, ka zbuluar më shumë nga preferencat e tij sa i përket ekipeve të futbollit dhe lojtarëve si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore.
Sa i përket garës së ashpër për titull që po zhvillohet në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Thaçi ka treguar hapur se ai dëshiron që skuadra e Prishtinës të dalë si kampione në fund të sezonit.
“Unë me të vërtetë kam qenë pioner, junior, kam ngrënë bukë në Prishtinë, kështu që kisha pasur të drejtë (dëshirë) me thënë të drejtën në fund të fitojë Prishtina, ose si ta them, le të fitojë më i miri”, shtoi Thaçi.
Por jo vetëm kaq, Rasim Thaçi ka zbuluar për KosovaPress edhe ekipin, lojtarin dhe trajnerin e tij të preferuar në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast “Cima”, ka thënë se ai e ndjek me vëmendje klubet në të cilat luan ylli portugez Cristiano Ronaldo. Ndërsa e ka përmendur gjermanin Jurgen Klopp si një trajner me “stil të veçantë”.
“Unë i çmojë dy lojtarë që janë me të vërtetë, shumë herë iu thonë edhe jashtëtokësorë…Ronaldon edhe Messin…Përpara ka qenë Ronaldo në Real Madrid…dhe nga do që shkon ai unë e ndjekë klubin e tij, e adhurojë…Sepse ata shumë i kanë dhënë futbollit…. E simpatizojë edhe klubin e këtij Klopp-it, Liverpoolin, me të vërtetë sepse edhe ai është një trajner diçka tepër më pëlqen stili i tij”, tha në fund Thaçi.
Këto komente Rasim Thaçi i bëri nga ceremonia e ndarjes se çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2020 nga Komuna e Prishtinës, ku edhe është shpërblyer me çmimin special për “Vepër jetësore” në sportin kosovar.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...