Sport

Koldian Duro përfundon në disiplinë pas përplasjes me zyrtarët dhe futbollistët e Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 26 February 2021

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka përfunduar në disiplinë pas përplasjes së djeshme me zyrtarët dhe futbollistët e Drenicës, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli u mposht dje nga Drenica, në kuadër të javës së 21-të në Superligë.

Pas duelit trajneri i Niklit, Klodian Duro, ka provokuar trajnerin e Drenicës, me ç‘rast është dashur ndërhyrja e policisë.

-Advertisement-

Me poshtë gjeni inicimin disiplinor.

Inicim disiplinor

-ndaj futbollistit të KF “Feronikeli“ , me nr 10 Besmir Bojku me nr ID 015417M95.

Motivi : Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera