Sport

Duro i dëshpëruar me humbjen nga Drenica

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 25 February 2021

Feronikeli u mposht nga Drenica, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes, për Art Sport, ka folur trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili është shprehur i dëshpëruar me rezultatin.

“Arritëm që të rikthehemi. Arritëm që ta barazonim rezultatin edhe pse ishim më pak sa i përket numrave në fushë. Kur futën faktorët tjerë në futboll, është e vështirë të arrish te fitorja. Goli i dytë më duket se ishte offside, por unë s’jam për t’i marr këto vendime. Ne vazhduam të jemi në lojë. Patem paraqitjet të mirë, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak në fushë. Nuk e di se çfarë kërkojnë me këtë futboll në Kosovë”, ka deklaruar Duro.

-Advertisement-

Feronikeli ndeshjen e radhës e luan ndaj Arbërisë, si mysafir./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera