Sport

Bledi Shkëmbi tregon arsyen pse nuk fituan ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 24 February 2021

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Gjilani, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i ‘portokallinjve’, Bledi Shkëmbi, i cili është ndarë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

Tutje ai ka shtuar se në terenin ku u zhvillua takimi ishte vështire të fitohet loja.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje e luftuar me dy skuadrat që kishin dëshirën për të luajtur. Për ndërprerjet mos më pyetni mua, por arbitrat sepse ata e gjykojnë ndeshjen. Unë jam i kënaqur me futbollistët e mi, pasi që treguan angazhim dhe dëshirë për të fituar, por në këtë terren ishte thuajse e pamundur, jo vetëm për skuadrën tonë, por edhe për skuadrën kundërshtare”, theksoi fillimisht Shkëmbi.

Për fund tekniku shqiptar foli edhe për përballjen e radhës që do ta kenë ndaj Llapit.

“Kjo pikë do të na shërbejë për në vazhdim të kampionatit. Ne duhet të qëndrojmë në pozitën e parë pas ndeshjes së fundit kampionale, sepse tani ka pak rëndësi. Ndeshjen e radhës e luajmë ndaj Llapit, një skuadër shumë e fortë, e cila na eliminoi nga kupa. Megjithatë, ne shkojmë për të dhënë maksimumin më pas do të shohim se çfarë na rezervon ndeshja”, përfundoi Shkëmbi.

Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon kryesimin me 45 pikë, një më shumë se Drita që tani renditet e dyta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera