Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas javës së 19-të

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 15 February 2021

Elita e futbollit kosovar e ka nisur stinorin pranveror me ndeshjet e xhiros së 19-të, shkruan Gazeta inFokus.

Të shtunën u zhvilluan tri takime, ku Drita mposhti Llapin me rezultat 1-0, Prishtina fitoi ndaj Drenicës me shifrat 3-1, kurse Ballkani triumfoi në udhëtim te Besa e Pejës me rezultat 3-0.

Ndërsa, sot (e hënë) janë luajtur dy duele, ai ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit që ka përfunduar me rezultat 1-1 dhe ai ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Arbërisë që është mbyllur po ashtu me shifrat 1-1.

-Advertisement-

Pas përfundimit të javës së 19-të, Superligës vazhdon ti prijë skuadra e Dritës me 44 pikë, duke lenë prapa Ballkanin me 41 sosh dhe Prishtinën me 35 pikë.

Pozita e katërt i takon Gjilanit me 30 pikë, pasuar nga Feronikeli me 24 sosh.

Arbëria renditet e gjashta me 22 pikë, aq sa ka edhe Trepça’ 89 që pozicionohet e shtata, kurse Llapi mbetet i teti me 20 pikë.

Në pozitën e parafundit ndodhet Drenica me 19 pikë të arkëtuara, kure e fundit mbetet Besa me vetëm 6-të pikë.

Më poshtë keni renditjen e plotë të Superligës së Kosovës pas javës së 19-të./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera