Lajme

Sa vota i duhen Albin Kurtit për t’i marrë 61 deputetë?

Autori: Emin Ahmeti 15:18 | 10 February 2021

Duke marrë për bazë numrin e votave të vitit 2019 ose pjesëmarrjen në votim, duke iu referuar numrit të votave të vlefshme, të cilat ishte 841.275 vota, nëse asnjë votues nuk del më shumë, Vetëvendosjes i duhen 412 mijë vota që të arrijë t’i marr 51% në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vitin 2019 vota me postë, me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta kanë qenë 47 mijë, prej tyre rreth 20 mijë kanë qenë nga diaspora.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit pritet një rritje e madhe e votave nga diaspora. Kjo vërehet nga shifrat e raportuara gjatë procesit të aplikimit për tu bërë pjesë e procesit të votimit, e që kjo shifër ka arritur në më shumë se 160 mijë.

-Advertisement-

Nëse këtë shifër ia shtojmë numrit të votave përfundimtare, duke iu referuar vitit 2019 e që ishte 20 mijë, tani e zëvendësojmë me 160 mijë, numri total i votave pritet të rritet në 980 mijë vota.

Në këtë situatë, për të arritur 51%, Vetëvendosjes i duhen 499.800 vota, ose më shumë se dyfishi i votave të 2019.

Sa është e mundur kjo mbete të shihet në fund. Ndërsa duket të jetë një sfidë mjaftë e madhe.

Numri i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje, përveç përqindjen e fituesit, e rritë edhe përqindjen e votave të nevojshme për të kaluar pragun.

Pra, në rast se rritet numri i votave, rritet edhe pragu, e që do të jetë më vështirë për t’u kaluar nga partitë e vogla.

Nëse në zgjedhje dalin 980 mijë votues, një parti politike duhet të siguroi 49 mijë vota për ta kaluar pragu prej 5%, i cili është kusht në bazë të ligjit të zgjedhjeve.

Nëse marrim parasysh shifrat e 2019-ës, NISMA-s i duhen 7 mijë vota më tepër, për të arritur nga 42 mijë vota në 49 mijë vota për ta kaluar pragun.

Kjo duket paksa e vështirë kur kemi parasysh se në zgjedhjet e 2019’ës NISMA ishte në koalicion parazgjedhor me AKR-në e Behgjet Pacollit, e cila në këto zgjedhje pos vetes ka vendosur t’i ndihmoi LDK-së.

Po a i duhet numri i njëjtë i votave Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur edhe numrin e deputetëve në 51?

Jo!

Padyshim se numri i deputetëve arrihet me më pak vota.

Dallimi është se përqindjen prej 51% duhet ta arrijë në totalin e votave të vlefshme, ndërsa numrin e deputetëve e arrin në shpërndarje të ulëseve mes partive që kanë kaluar pragun.

Nëse i kthehemi situatës së vitit 2019 dhe bazohemi në numrin e votave të asaj kohe, Vetëvendosjes i duhen rreth 370 mijë vota tani për të arritur numrin prej 51 deputetëve edhe këtë në rast se NISMA nuk e kalon pragun. Nëse edhe NISMA e kalon pragun automatikisht Vetëvendosje është minus 4 deputet dhe nga një deputet më pak PDK dhe LDK.

Nëse arrin më shumë se dyfishin e votave, për 51% e që i duhen 499,800 vota, Vetëvendosje arrin të ketë 54 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Për 51 deputet i duhen rreth 420 mijë vota, prapë me kusht që NISMA mos ta kaloi pragun dhe AAK të mos e dëmtoi në vota më shumë se 20% nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa LDK rreth 40% e dëmtuar.

Në rastin tjetër, hipotetikisht nëse AAK nuk e kalon pragun, atëherë gjithçka ndryshon.

Me të njëjtat vota ka mundësi të kaloi edhe 61 deputet, mirëpo AAK nuk pritet që të ketë rënie të vrenjteshe në këto zgjedhje.

Rënie më të madhe vërejmë në LDK dhe forcim të VV. PDK dhe AAK do të jenë aty këtu ku ishin në 2019 me një ndryshim rreth 10% plus minus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera