Lajme

Abazi: Do të ofrojmë mbështetje të veçantë për bizneset startup

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 05 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Abazi, ka shpalosur programin për rininë dhe për bizneset e reja.

Abazi gjithashtu ka theksuar se plani i PDK’së ofron mbështetje të veçantë për firmat e reja, dhe se synim ka ndërmarësinë e te të rinjtë.

“Shpalosa programin për rininë para më te mirëve që ka Kosova jonë- gjeneratat që kanë lindur pas luftës sonë çlirimtare!

-Advertisement-

Ju tregova se plani jonë ofron mbështetjen e veçantë për firmat e reja (“startups”), duke përfshirë edhe rimbursim të pjesshëm në para të gatshme për ato firma të cilat plotësojnë kriteret që do të përcaktohen nga ministria kompetente. Kjo skemë ka për synim të mbështesë kryesisht ndërmarrësinë te të rinjtë.

Faleminderit që keni orientuar bindjen tuaj tek partia më e mire, tek partia e vlerave, tek PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES!”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy