Sport

Otto John tregon se pse nuk po kthehet ende tek Prishtina dhe çfarë po bën në Nigeri

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 04 February 2021

Otto John është tema kryesore në Prishtinë.

Futbollisti nigerian nuk po mundet t’i bashkohet skuadrës përshkak të disa burokracive me shtetin e Kosovës.

Sulmuesi i ri ende nuk po arrinë të marrë lejën e punës nga Kosova, teksa edhe pasaporta e tij nuk është gati.

-Advertisement-

Këto gjëra i ka konfirmuar vetë John në një deklarim për KOHËN.

“Ende nuk kam një datë të saktë se kur mund t’i bashkohem Prishtinës, por po punoj fort në këtë aspekt dhe shpresoj që sa më shpejt që të jetë e mundur të jem në Kosovë. Pasaporta ime ende nuk është gati, si dhe nuk e kam lejen e punës nga Kosova. Jam në pritje dhe po besoj që sa më shpejt të përfundojë kjo çështje që po zgjat tashmë një kohë të gjatë”.

“Megjithatë, gjatë qëndrimit tim në Nigeri, vazhdimisht kam stërvitur me ekipin tim të parë për ta mbajtur formën. Mendoj se jam në formë të mirë dhe me padurim pres bashkimin me Prishtinën”.- përfundoi ai.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera