Lajme

Ambasada Britanike kritikon tubimet e Albin Kurtit e politikanëve të tjerë gjatë pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 04 February 2021

Amasada Britanike në Prishtinë ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që partitë politike po organizojnë me një numër shumë të njerëzve në kohë pandemie.

Në reagimin e tyre thuhet se zgjedhjet janë të rëndësishme por prezenca e numrit të madh të njerëzve në tubime është shqetësuese, shkruan Gazeta inFokus.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë të tubimeve të mëdha dhe takimeve pa distancime sociale kanë qenë shqetësuese”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Gjithashtu kjo ambasadë ka apeluar që partitë të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“Ne i nxisim të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e COVID tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar”, kanë shkruar ata./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy