Lajme

Kurti dhe Abbot bisedojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 04 February 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të enjten është takuar me ambasadorin e Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. shkruan Gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje ku thuhet se temë e këtij takimi ishin zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mbarëvajtja e tyre.

“Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftim e LVV-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy