Lajme

Të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në përkrahje të Gazmend Bytyçit

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 03 February 2021

Kandidati për deputet nga PDK, Gazmend Bytyçi, ka marrë përkrahje të madhe nga të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyçi, ka njoftuar se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojë edhe vajza e tij Era.

“Vajza ime Era do të votojë për herë të parë me 14 shkurt. Sot, me kolegët kandidatë për deputetë, takuam atë dhe shumë të rinj e të reja, që gjithashtu do të votojnë për herë të parë këtë vit dhe të cilët entuziazmin e tyre rinor dhe maturimin e tyre shoqëror, na e shprehën në mënyrën më të mirë, bashkë me përkrahjen e tyre për rrugëtimin tonë politik dhe PDK-në”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Bytyçi, u shpreh se PDK është partia e cila e vlerëson drejt rininë e vendit.

“Këta të rinj, ishin të bindur për të vazhduar trasimin e konceptit të vetëm politik, që mbart në vete trashëgiminë e luftës për liri dhe UÇK-së. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson dhe kupton drejt rininë tonë, si dhe ka krijuar një program të veçantë për ta në projektin për Rimëkëmbje. Faleminderit nga zemra rinia e qytetit tim”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gazmend Bytyçi, garon me numrin 107 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy