Lajme

PZAP ka një njoftim për votuesit jashtë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 03 February 2021

PZAP në një postim në Facebook ka bërë një njoftim të rëndësishëm për votuesit jashtë Kosovës.

Sipas këtij postimi njoftohen votuesit jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it: [email protected].

PZAP njofton se ky nuk është njoftim zyrtar i tyre dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

-Advertisement-

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar
Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.

Adresa e PZAP-it është:
Rr. “Luan Haradinaj” Kati I, ish objekti i bankës së Lubjanës (ish OSBE) , Prishtinë

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy