Sport

Zyrtare: Michael Nees, trajner i Kosovës U-21

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 29 January 2021

Kombëtarja e Kosovës në grup moshat U21 nga sot do të drejtohet nga trajneri gjerman, Michales Nees, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi të lëshuar.

Nees do të zë vendin e teknikut kosovar, Rafet Prekazi, i cili nuk arriti të kishte sukses.

-Advertisement-

Me poshtë gjeni njoftimin e FFK-së./Gazeta inFokus/

Njoftimi i FFK-së:

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21 dhe për Kombëtaren A në futsall. Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet, derisa Kombëtarja e futsallit nga trajneri i njohur, Arben Simitçiu.

Presidenti Ademi me rastin e prezantimit të përzgjedhësve të rinj ka falënderuar për punën e deritashme përzgjedhësit e U21, Rafet Prekazi e Erdogan Celina dhe përzgjedhësin e futsallit Ramadan Cimili, teksa ka thënë se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e federatës edhe në të ardhmen por në role tjera. Ai ka thënë se ka qenë e nevojshme të bëhen ndryshime në ekipet kombëtare në kërkim të rezultateve dhe rritjes së përgjegjësisë.

“Sot kam kënaqësinë që t’i prezantoj përzgjedhësit e rinj të Kombëtares U21, Michael Nees dhe Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu. Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21 është një punëtor sportiv nga Gjermania, i cili tash e 4 vjet e ka dhënë kontributin e tij në FFK si drejtor teknik. Michael Nees ka përvojën e duhur në këtë aspekt, pasi ka qenë pjesë e Kombëtareve të Afrikës së Jugut dhe Izraelit dhe tani këtë përvojë të tij do ta bartë tek Kombëtarja U21 e Kosovës. Ndërkaq, Arben Simtçiu, ka punuar me shumë sukses në Çeki dhe në shumë vende të tjera. Besoj që bashkëpunimi do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe përvoja e tij do t’i shërbejë ekipit kombëtar për të arritur në një nivel më të lartë”, ka theksuar presidenti Ademi.

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21, Michael Nees shprehu falënderimin e tij ndaj presidentit Ademi dhe FFK-së për besimin e dhënë, teksa shpreson në suksese me Dardanët e rinj. “Kemi punuar bashkë tashmë katër vjet dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin dhe lirisht mund të them se është krijuar besimi i ndërsjellë. Duhet t’i falënderojmë edhe trajnerët që kanë qenë më parë, e të cilët kanë bërë një punë të mirë, por ndonjëherë duhet të bëjmë ndonjë ndryshim dhe të largohemi nga komfort-zona. Kur kemi diskutuar muajin e fundit kemi arrit në konkluzion që ta bashkojmë aspektin teknik dhe sportiv. Gjithçka është e ndërlidhur njëra me tjetrën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha. Besoj se do të mundemi ta menaxhojmë këtë”, është shprehur Nees.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i ri i Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu, i cili ka drejtuar me shumë sukses ekipet e Benagos dhe Sparta Pragës u shpreh i lumtur që iu ka dhënë mundësia që përvojën dhe dijen e tij në këtë sport ta transmetojë edhe në ekipin kombëtar.

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin. Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë, andaj shpresoj se do të na prijë e mbara”, ka thënë Simitçiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera