Qeveria gjermane reagon për Specialen pasi opozita e akuzoi për bashkëpunim me Thaçin
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 24 January 2021
Reagimi i Qeverisë gjermane për Specialen pasi opozita e akuzoi për bashkëpunim me Thaçin.
Gjermania mbështet dhe ndihmon punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për Krime Lufte, është shkruar në përgjigjen e Qeverisë gjermane ndaj një hetimi parlamentar të deputetëve për këtë çështje. E majta opozitare kritikon se ekzekutivi i ka toleruar krimet për vite me rradhë.
Berlini zyrtar i kushton “rëndësi të madhe” Prokurorisë Speciale, e cila merret me krimet që sipas tyre i kanë kryer disa nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, Deutsche Welle ka qasje ekskluzive në këtë dokument.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë sfida qendrore për politikën dhe ekonominë e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Deputetët e majtë ishin të interesuar nëse autoritetet gjermane në heshtje ranë dakord për të bashkëpunuar me udhëheqësit e Kosovës si Hashim Thaçi, i cili njëzet vjet pas luftës u akuzua për krime lufte, shkruan DW.
Ata thonë se pas zgjedhjeve në Kosovë në 2001, ata bashkëpunuan me përfaqësuesit e zgjedhur, por gjithmonë theksuan rëndësinë e sqarimit të krimeve të luftës.
Në përgjigjen e Qeverisë thuhet se puna e Tribunalit të Hagës, Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Specializuar, e cila ndihmohet “financiarisht dhe brenda kornizës së ndihmës juridike”, gjithashtu ishte mbështetur.
“Për më tepër, qeveria federale dërgoi tre punonjës në Gjykatën Speciale të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.
“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë”
Sipas Sevim Dagdelen, një deputete nga e majta gjermane që bëri hetimin, akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe “strukturave të tij mafioze” janë “injoruar dhe mbuluar” për vite me radhë.
Dagdelen citon gjetjet e Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ish-prokurores së gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, por edhe shërbimin e inteligjencës gjermane BND, i cili në 2005 i lidhi udhëheqësit e Kosovës me krim të organizuar. Ai raport u zbulua plotësisht përmes botimeve të Ëikileaks.
“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë që krimet e rënda në Kosovë kanë mbetur pa u ndëshkuar deri më sot dhe se korrupsioni është ende në lulëzim”, i tha Dagdelen DË.
Përgjigjet për disa pyetje të së majtës nuk u transmetuan sepse ato klasifikohen si “sekrete” dhe përfshijnë njohuritë e shërbimeve gjermane. Për shembull, a ka Berlini informacion se njerëzit nga SHIK-u janë akoma në krye të inteligjencës së Kosovës sot? Dhe, a kanë shërbimet sekrete të Kosovës gjithashtu ndikim në UNMIK, EULEX ose KFOR në mënyrë që të minojnë hetimet kundër Thaçit dhe të tjerëve?
“Komandantët e UÇK-së u gjykuan si aleatë në luftën e paligjshme të vitit 1999 dhe u mbështetën gjatë rrugës për në pozicionet më të larta në politikë dhe shërbimet sekrete” kritikon Dagdelen. “Nuk është çudi që qeveria gjermane i mban të fshehta lidhjet e saj të errëta me Kosovën”.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...