Sport

​Barella flet për marrëdhëniet me Antonio Conten

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 22 January 2021

Ylli i Interit Nicolo Barella ka folur rreth marrëdhënieve me trajnerin Antonio Conten, ku tha që të dy komunikojnë në mënyrë të hapur me njëri tjetrin.

Italiani ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes kundër përballjes me Juventusin, në të cilën edhe asistoi tek goli i Arturo Vidalit dhe po ashtu shënoi një gol, në fitoren 2:0 të Interit, përcjell KosovaPress.

Barella ka folur në një intervistë për “DAZN” rreth marrëdhënieve të tij me Conten.

-Advertisement-

“Ne kemi një marrëdhënie tejet të mirë, është një person shumë i drejtpërdrejtë siç jam edhe unë, ne ia komunikojmë gjërat njëri tjetrit në fytyrë”, tha Barella.

“Ai më ka ndihmuar shumë mua që të përmirësohem, i detyrohem shumë që ka besuar në mua .

“Conte është arsyeja që unë jam duke kaluar nëpër këtë formë të mirë, tek ky ekip i madh. Në fillim kisha probleme të ambientohem, sepse nuk është e lehtë, por Conte me karakterin e tij më qetësuan”, shtoi italiani.

Barella ka dy gola dhe tetë asistime në 25 paraqitje me “Nerazzurët”, në të gjitha garat këtë edicion 2020/21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera