Rozë

Robert Berisha kujton një moment me nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 12 January 2021

Këngëtari i njohur Robert Berisha është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ditë më parë njoftoi fansat se ka ndërruar jetë nëna e tij, Teuta Berisha, e cila vite më parë vuante nga një sëmundje.

42 vjeçari së fundmi ndau një fotografi të së ëmës në InstaStory, ku shfaqet përkrah Renee, në momentin kur lindi vajza e Robertit dhe këngëtares Nora Istrefi.

-Advertisement-

“Mami”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që duket të jetë realizuar më 15 maj të vitit 2015, pikërisht ditën kur lindi Renee.

Ditën e djeshme (e hënë), Roberti po ashtu publikoi një thënie të shkrimtares Elif Shafak, ku thuhej se nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera