Sport

LAJMI I FUNDIT: Ja kur pritet të luhet Superkupa e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 11 January 2021

Drita si kampione dhe Prishtina si fituese e Kupës, do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje do duhej të ishte zhvilluar në muajin gusht, por për shkak të pandemisë botërore ‘Covid-19’ ishte shtyrë për datë të pacaktuar.

Me pas zhvillimi i kampionatit me ritëm të shpejtë pamundësoi që kjo finale të luhej pas muajit gusht.

-Advertisement-

Megjithatë, takimi mes kryeqytetasve dhe gjilanasve pritët të zhvillohet në muajin janar.

Burime të Gazetës inFokus brenda FFK-së bëjnë me dije se finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës pritet të luhet me 23 janar në Antalia të Turqisë, aty ku të dy skuadrat do të zhvillojnë fazat përgatitore për stinorin pranveror.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve të të dy klubeve dhe federatës, atëherë ndeshja do të zhvillohet me 23 janar.

Vitin e kaluar Superkupën e Kosovën e kishte fituar Feronikeli pa luajtur fare, pasi kishte triumfuar edhe në Superligë edhe në Kupë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera