Sport

Drita asnjëherë pas luftës nuk e ka mposhtur Prishtinën në Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 11 January 2021

Gjatë ditës së hënë në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Fati deshi që të përballen Prishtina dhe Drita, e cila do të jetë ndeshja më interesante në këtë fazë të Kupës.

Sfida mes kryeqytetasve dhe gjilanasve do të zhvillohet me 10 shkurt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

-Advertisement-

Pas hedhjes së shortit, klubi i Prishtinës në faqen zyrtare në facebook ka shkruar se me skuadrën nga Gjilani në Kupë janë ballafaquar tri herë, ku në të tri rastet kryeqytetasit kanë triumfuar.

“Prishtina dhe Drita në kuadër të Kupës pas luftës janë ndeshur vetëm tre herë. Më 2002/03 Prishtina në dy ndeshje, 2:1 dhe 1:1, kishte eliminuar gjilanasit në çerekfinale.

Takimi tjetër për Kupë ishte në finalen e vitit 2016/17. Prishtina kishte rikthyer ndeshjen nga 0:1 në 2:1 për ta fituar trofeun në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin e qytetit para se të rinovohej”, shkruan FC Prishtina.

Më poshtë keni postimin e plotë të ‘bardhekaltërve’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera