Sport

Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, ja sa do të mungoj ylli argjentinas

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 11 January 2021

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, pësoi lëndim mbrëmë në takimin që ‘Zonja e Vjetër’ e zhvilloi ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi u detyrua të largohen nga fusha e lojës në minutën e 42’, për ti lenë vend Dejan Kulusevskit.

Pas ekzaminimeve të bëra ditën e sotme është mësuar se numri 10 i Juventusit do të mungoj rreth tri javë.

-Advertisement-

“Paulo Dybala iu nënshtrua testimeve diagnostike në J | medical që zbuloi një dëmtim të gradës së ulët të ligamentit të gjurit të majtë me kohë shërimi prej rreth 15/20 ditësh “, thuhet në një deklaratë nga klubi i Juventusit.

Pas këtij lëndimi Dybala do të humb sfidat ndaj Genoas, Interit dhe Napolit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera