Kështu e festuan Vitin e Ri Mozzik dhe Loredana

Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 01 January 2021
Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë e keqe, por Mozzik dhe Loredana nuk e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve. Reperja e ka kaluar këtë natë festive me familjarët dhe Hanën, por pa Mozzik.
Ky i fundit ndodhet në Kosovë me prindërit dhe Getinjon.
Fillimisht ishte Loredana ajo që postoi disa foto me Hanën në Instagram, duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri. Ato na dhuruan disa poza shumë të ëmbla siç bëjnë gjithnjë, teksa të gjithë po pyesnim “Ku është Mozzik?”.

Më pas Getinjo ndau një portret shumë të adhurueshëm me Mozzik dhe prindërit e tyre në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se reperi ndodhet me ta në Kosovë dhe jo me të bijën dhe Loredanën. Risjellim në vëmendje se Getinjo tregoi ditën e sotme se për herë të parë pas 5 vitesh po e kalon natën e ndërrimit të viteve me familjen e tij.
Kjo mund të vlejë edhe për Mozzik, i cili si një nga artistët më të dashur shqiptar, ka qenë gjithnjë i angazhuar me koncerte.

Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-tën. Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.
E ftuar para disa javësh në një emision në Gjermani, kur u pyet në lidhje me këtë gjë, Loredana nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ata do të jenë gjithmonë bashkë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.
“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, u shpreh reperja.\
Gjithashtu Getinjo i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” u shpreh se ata nuk mund të jenë kurrë të ndarë, sepse është vajza që do i bashkojë gjithmonë.
“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon. Tani të gjitha mediat e dinë të vërtetën”, u shpreh Getinjo.
Ndërsa tani është radha e Mozzik që të flasë për këtë çështje e të na sqarojë një herë e mirë se çfarë statusi ka me Loredanën. “Prive” pritet të publikojë në 2 janar një emision ekstra me personazhet më të përfolur të 2020-tës. Sigurisht që Mozzik ka qenë i ftuari kryesor e nuk ka mundur tu shpëtonte pyetjeve për rikthimin me Loredanën. Edhe ai është shprehur se nuk kanë se si të mos takohet me Loredanën, sepse kanë një fëmijë e sigurisht që do të jenë bashkë.

Të tjera
-
Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kriti...
-
Kurti: Përherë mirënjohës NATO’s, vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për viz...
-
Banka Botërore, 80 mln dollarë shtesë për transformimin digjital të sektorit publik në Shqipëri
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi të martën, një finan...
-
Personi i përfshirë në rastin e vëllezërve Bytyqi shihet në mesin e protestuesve pro-Vuçiqit në Beograd
Ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviq-Guri, ishte të ...
-
Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe do ta ftojë Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia do të pranojë një...
-
Kanada i dorëzohet Trumpit, anulon tarifën prej 25 për qind
Kanadaja u dorëzua në betejën ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai...
-
Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë ạrmëpushimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Donald Trump për “konst...
-
Sekretari i NATO’s Mark Rutte të enjten pritet në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
-
Garancia nga Rutte: Trumpi s’e largon Amerikën nga NATO e KFOR-i
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pasditen e së martës gjatë vizitës në Koso...
-
Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e...
-
Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë Serbia duhet të jap p...
-
Sekretari Rubio pas ujdisë me Ukrainën për ạrmëpushimin: Tani topi është në fushën e Rusisë
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe sekretari amerik...