Shtatë vjet nga aksidenti fatal, Schumacher po lufton që të shohë djalin e tij në pistë
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 29 December 2020
Kanë kaluar shtatë vjet nga aksidenti i rëndë që pësoi Michael Schumacher ndërsa bënte ski në Meribel, në Alpet Franceze. Një goditje fatale i shkaktoi dëmtime serioze në tru. Informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë me pikatore, pasi familja e tij ka bërë gjithçka për të ruajtur konfidencialitetin. Shtatë vjet më vonë, dihet pak për të mos thënë aspak në lidhje me gjendje e tij të vërtetë. Familja ka qëndruar larg vëmendjes së shtypit dhe lajmi i vogël që del vjen nga njerëz jashtë bërthamës së familjes Schumacher.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po përballet çdo ditë, që nga 29 dhjetori 2013, me betejën e tij më të vështirë. Ai që duhej të ishte një pushim familjar u kthye në një dramë. Piloti ra ndërsa bënte ski, duke goditur kokën në një shkëmb. Aksidenti shkaktoi dëmtime nga të cilat kampioni gjerman po përpiqet të shërohet edhe sot.
Schumi u transferua me helikopter në spitalin më të afërt dhe pas një ekzaminimi të parë, mjekët konstatuan se gjendja e tij ishte jashtëzakonisht e rëndë. Për këtë arsye, u transferua në Grenoble, ku iu nënshtrua operacionit në dy raste për të provuar heqjen e edemave të brendshme, pasi e futën në gjendje kome në mënyrë që të ruhej sa më shumë pjesa tjetër e funksioneve të trurit të tij.
Nga ai moment, filloi një luftë e gjatë për të mbijetuar. Familja e tij bëri një pakt heshtjeje, që u vendos më 3 janar, ditë që përkonte me ditëlindjen e tij. Pas gjashtë muajsh në një gjendje kome, Scumacher u zgjua në qershor 2014. Sabine Kehm ishte përgjegjëse për të dhënë lajmin dhe për të falënderuar ata që ishin pranë tij. “Michael ka lënë spitalin universitar të Grenoble për të vazhduar fazën e tij të gjatë të rehabilitimit. Ai nuk është më në koma”, – dëshmoi zëdhënësja e familjes në atë kohë. Ajo tha se “ai mund të dëgjojë dhe t’i përgjigjet prekjes”.
Në shtator 2014, nëntë muaj pas aksidentit, piloti legjendar u transferua në një spital në Zvicër, pastaj në shtëpinë e tij në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Filloi një proces i gjatë rehabilitimi, nga i cili dihet pak ose asgjë. Michael ka qenë zgjuar për më shumë se gjashtë vjet, por gjendja e tij është ende e panjohur. Bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, gjithmonë e ka bërë të qartë se familja nuk ofron të dhëna për shëndetin e pilotit, sepse po respektojnë dëshirën e tij për t’i mbajtur ato konfidenciale dhe se “ai është në duart më të mira të mundshme”.
Një nga ata që ka qenë në gjendje ta vizitojë Schumacherin në Zvicër është Felipe Massa, i cili e ka patur shok skuadre gjermanin te Ferrari: “Unë e di se si është, kam informacione. Marrëdhënia ime me të ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë. Ne e dimë se situata e tij nuk është e lehtë dhe se ai është në një fazë të vështirë, por ne duhet ta respektojmë atë, siç dëshiron ai. Familjes nuk i pëlqen të zbulojë ndonjë informacion, dhe kush jam unë që ta bëj këtë?”, – deklaroi Felipe, duke shtuar: ” Unë ëndërroj dhe lutem çdo ditë që ai të përmirësohet, në mënyrë që të shfaqet përsëri në një cirkuit, veçanërisht tani që djali i tij garon. Po lutem që të mund të ndodhë një ditë”.
Presidenti i FIA-s dhe ish-drejtori i Ferrarit, Jean Todt, është pjesë e rrethit të ngushtë të Schumacherit. Francezi ka folur gjatë vitit në disa raste dhe siguron që ai do ta shohë atë sa herë që do të ketë mundësi: “E dua Michaelin dhe familjen e tij dhe kaloj aq kohë sa mundem me të. Ai po lufton. Shpresoj se bota mund ta shohë atë përsëri. Kjo është ajo për të cilën ai dhe familja e tij po punojnë. Ai po trajtohet që të mund t’i kthehet jetës normale”.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...