Sport

Shehi dhe Isufi kandidat për stolin e Ballkanit, ja pse tekniku gjilanas është më favorit

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 23 December 2020

Klubi Futbollisti “Ballkani” tashmë ndodhet në kërkim të një ‘timonieri’ të ri për të drejtuar stolin e skuadrës pas largimit të Ismet Munishit.

Presidenti i klubit, Arsim Kabashi, mori vendim për ta shkarkuar teknikun Munishi nga posti i kryetrajnerit, ndërkohë që tashmë ndodhet në kërkim të një emri që pritet ta udhëheq skuadrën.

Siç merr vesh Gazeta “Sheshi” me burime shumë të afërta me klubin nga Suhareka, dy emrat më konkret për pozitën e të parit të stolit janë Orges Shehi dhe Bekim Isufi.

-Advertisement-

Në raport me Shehin, tekniku gjilanas është më favorit për shkak të CV-së së tij si trajner dhe të arriturat e tij në kampionatin kosovar.

Isufi fitoi titullin e kampionit me FC Dritën në edicionin 2017/18, teksa shkruajti historinë me këtë skuadër, duke u bërë ekipi i parë që kalon rundin paraeleminator në Ligën e Kampionëve.

Përveç të arriturave ekipore, Isufi është zgjedhur edhe trajner i vitit më 2018, teksa së fundmi është pajisur me licencën “Pro” të UEFA-s, duke qenë kështu i gatshëm për të drejtuar skuadra edhe në arenën ndërkombëtare.

44 vjeçari nga Gjilani është gjithashtu një njohës i jashtëzakonshëm i ligës në Kosovë, derisa të gjitha këto detaje e bëjnë atë të jetë më favorit se kandidatët e tjerë.

Shehi së fundmi ka drejtuar skuadrën e Kukësit në vetëm 13 ndeshje kampionale. Përvoja e tij si trajner nisi më 2018, teksa mori ‘timonin’ e shefit të shtabit teknik te Skënderbeu.

Shehi ishte përfolur edhe më parë të merrte drejtimin e Ballkanit.

Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të parë se kush do të merr drejtimin e Ballkanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera