Ky është reagimi i Hashanit, pasi Muriqi i komentoi në gjuhën serbe bashkëlojtarit të tij
Autori: Erion Maliqaj 19:22 | 22 December 2020
Pas fitores së Lazios ndaj Napolit me rezultat 2-0, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, publikoi një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në instagram, ku u shpreh i lumtur me rikthimin e tij nga lëndimi, shkruan Gazeta inFokus.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”, ka shkruar Muriqi në instagram.
Në fotografin e postuar nga futbollisti prizrenas, ka komentuar bashkëlojtari i tij serb, Milinkoviq-Saviq.
Saviq ka shkruar “Ajde Srce” që në gjuhën shqipe i bije “Forca Zemër”. E në gjuhën serbe ia ka kthyer edhe Muriqi, duke i komentuar “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaa”.
Pas këtij komenti të sulmuesit të Lazios, ka pasur reagime të ndryshme nga tifozët e Kosovës, të cilët e kanë kritikuar Muriqin për komentin e tij në gjuhen serbe.
Lidhur me këtë rast, Gazeta inFokus, ka kontaktuar analistin e mirënjohur kosovar, Erdin Hashanin, i cili ka thënë se një ekip futbolli është si familje, sepse qëllimet i kanë të njëjta pavarësisht nacionaliteteve të bashkëlojtarëve.
“Njeri vlen aq sa gjuhë i dinë, edhe gjuha është mjet i komunikimit. Mos te harrojmë se një ekip futbolli është si një familje, sepse qëllimet janë të njëjta pavarësisht se çfarë bashkëlojtarë me çfarë nacionaliteti ki në skuadër. Ata janë se paku 6-të ore në ditë bashkë te gjithë edhe ne si popull gjithmonë kemi qenë shembull për te mirë”, tha Hashani.
Tutje ai është shprehur se nuk do me thënë që nuk je patriot nëse e përdor një fjalë që është internacionale në krejt Ballkanin.
“Mos te harrojmë jo te gjithë serbët kanë qenë pro luftës edhe këta duhet me pas parasysh. Nuk do me thënë që nuk je patriot nëse ti e flet një fjalë që është internacionale në krejt Ballkanin, është internacionale ballkanase, ka mënyra tjera që me qenë patriot, jo vetëm pse e kthen një përgjigje. Kush luanë në futbollin profesionist i bije me pas bashkëlojtarë të nacionaliteteve të ndryshme, nuk mundesh me i zgjedhë shokët e skuadrës”, deklaroi ish-trajneri i Vllaznisë së Pozheranit për Gazetën inFokus.
Për fund Hashani tha se më patriot është ai që nuk konsumon produkte serbe, sesa ai që jep përgjigje me atë fjalë.
“Nuk është një skandal kjo siç po duanë me bo do portale. Mos harro ma patriot je mos me konsumu produkte serbe, se sa me jep një përgjigje me atë fjalë. Ne duhet me u mburr, e me i përkrahë te gjithë ata lojtarë që e përfaqësojnë Kosovën, sidomos në top ligat evropiane, sepse janë ambasadorët tanë”, përfundoi Erdin Hashani.
Vedat Muriqi prej transferimit të tij nga Fenerbahce te Lazio akoma nuk ka realizuar gol, pavarësisht që ka luajtur në disa ndeshje./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...