Rozë

Adelina Tahiri thotë fjalët më të ëmbla për bashkëshortin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 22 December 2020

Kanë kaluar dy vite që nga martesa e Adelina Tahirit me partnerin maqedonas, Serjozha Markov. Ndërkohë në gusht ë vitit 2018, këngëtarja solli në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin që e pagëzuan me emrin Jon.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se Adelina dhe avokati maqedonas janë duke e shijuar në maksimum historinë e tyre të dashurisë.

E pavarësisht paragjykimit të madh nga publiku për moshën e Serjozha-s dhe faktin që ai është i huaj, këngëtarja ka treguar gjithmonë se nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve dhe se e duan gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Së fundmi, Tahiri i ka bërë dedikimin një dedikim të ëmbël të dashurisë në ditën e tij të lindjes. Në foton ku shfaqen në momente paksa intime, ajo shkruan: “Urime ditëlindjen gjysma ime! Faleminderit që të kam!”.

Më herët këngëtarja ka folur për planet e zgjerimit të familjes dhe tregoi Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë.

“Nuk do e lë Jonin vetëm, po e mendojmë një fëmijë të dytë”, tha këngëtarja ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera