Nga sot të gjithë mund të lëvizin falas me autobusët e Trafikut Urban
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 01 December 2020
Nga sot qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas për gjithë qytetarët.
Kjo do të jetë për një muaj rresht. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka folur edhe për propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që transporti falas për udhëtarët të jetë për katër muaj, për cka ai thotë se përkundër që ky është një porpozim i mirë një vendim i tillë nuk mund të merret pa ndryshuar buxheti.
Mirëpo ai thotë se pas muajit dhjetor do të vlerësohet situata e re varësisht nga buxheti dhe situata financiare.
“Në mbledhjen e parafundit të Kuvendit Komunal, asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshuar buxheti. Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërgu ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re varësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh! #prishtina💙”, ka shkruar Ahmeti në “facebook”.
Ndërsa ata të cilët kanë paguar mujoret jatë ditës së djeshme do t’iu kthehen paratë.
Në një njoftim nga Trafiku Urban kanë bërë të ditur se ata të cilët kanë mujoret e vlefshme do ;tiu kompensohen ditët e pashfrytëzuara.
“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit publik, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka marrë vendim që transporti publik me autobusët e Trafikut Urban të jetë papagesë gjatë muajit dhjetor, andaj të gjithë ata që kanë blerë bileta mujore mos të kenë shqetësim sepse do të ofrohet zgjidhje sipas njoftimit në vazhdim: – të gjithë ata që kanë blerë biletë mujore në kioskat e Trafikut Urban, sot me datë 30.11.2020, do t’u kthehen paratë aty ku e kanë blerë biletën, – të gjitha ata që kanë bileta mujore të vlefshme, do t’u kompensohen ditët e pashfrytëzuara (kur të përfundon udhëtimi pa pagesë, atëherë do të vazhdohen). Udhëtim të mirë dhe faleminderit për mirëkuptim! Për më shumë sqarime mundeni tek Qendra e Thirrjeve përmes telef & app. Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, shkruhet në njoftimin e Trafikut Urban.
Të tjera
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...