Rozë

Rita Ora në telashe, festoi ditëlindjen me 30 miq! Si e zbuloi policia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 30 November 2020

Para dy ditësh Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja me origjinë shqiptare organizoi një super festë, në të cilën morën pjesë 30 persona.

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Rita është proceduar nga policia për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës të pandemisë Covid 19 dhe tani pritet të marrë një gjobë të majme.

Këngëtarja, mendohet të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën më të bukur të saj, deri në orët e para të mëngjesit.

-Advertisement-

Midis të ftuarve, të pranishëm ishin dhe modelet Cara dhe Poppy Delevingne , si dhe ylli i TowIE, Vas Morgan, dhe motra e Ritës, Elena.

Në fotot e publikuara nga “The Sun” shihen miqtë dhe stafi teksa hynin përmes një dere anësore prej metali duke mbajtur çanta akulli.

Për një moment, policët janë parë duke u përpjekur për të zbuluar çfarë po ndodh brenda restorantit, në tentativë për të hapur derën metalike, deri sa kanë zbuluar çfarë po ndodhte.

Një punonjës i restorantit tha për “The Sun”: “Ata mendojnë se rregullat nuk vlejnë për ta, pasi janë të pasur apo të famshëm”.

Britanikët, të detyruar të heqin dorë nga festat dhe eventet sociale për shkak të rregullave të bllokimit nga Covid 19, e kanë sulmuar Ritën si një mashtruese dhe egoiste, shkruan “The Sun”.

Baret dhe restorantet në Londër aktualisht janë të mbyllura dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba të rënda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera