KQZ njofton për procesin zgjedhor, kërkon të respektohen masat anti-Covid gjatë votimit
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 29 November 2020
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur konferencën e parë për të treguar rreth procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Express
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në të dy komunat janë hapur me kohë vendvotimet.
“Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarin e tyre. Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj”, ka deklaruar Elezi.
Ai ka treguar se në Podujevë janë 87 mijë e 381 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313.
“Në komunën e Podujevës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-covid gjatë votimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore”, ka deklaruar Eelezi.
Të tjera
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...