Fjalët e fundit të mësuesit Halit Geci: Edhe nëse vdes, po ndjehem pjesë e djemve që po luftojnë për liri
Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 27 November 2020
Janë bërë 23 vjet që nga vrasja e mësuesit Halit Geci dhe betejës së parë frontale të UÇK-së me forcat serbe.
Hysen Geci, dëshmitari i vrasjes së mësuesit Halit Geci, ka rrëfyer në Info Magazine në Klan Kosova, se si rrodhi ngjarja dhe bisedat e fundit që i kishte pasë me mësuesin.
“Pas pësimit të disfatës së Policisë së Trupave Serbe, që ishin atë ditë në periferi të Llaushës, në luftime me luftëtarët e UÇK-së, në tërheqje e sipër ata kur hynë në lagje, filluan të shtënat me armë në të gjitha anët; pa marrë parasysh që fëmijët vetëm sa kishin dalë nga shkolla dhe ishin futur në shtëpitë e tyre”.
“Në atë moment unë isha shumë afër shkollës, sepse më herët isha edhe afër vendngjarjes ku zhvilloheshin luftimet. Rastësisht, pashë që ata filluan të gjuajnë edhe në drejtim të shkollës. Hymë në shkollë dhe mësuesin Halit e pamë të ulur dhe shihej që kishte marrë plagë të rënda… ishte e nevojshme që menjëherë të intervenohej dhe ta dërgonim në spital”.
“Tentuam që t’ia shpëtonim jetën. Mësuesi Halit, kërkoi prej meje dhe neve që ishim në automjet që mos ta dërgojmë, pasi ishte i vetëdijshëm për plagët e rënda që i kishte marrë. Na tha: “mos më çoni, sepse e di që po vdes dhe nuk po më shqetëson fare kjo punë”.
“Derisa po zhvillohen ato krisma në mal dhe ne po zhvillonim mësim këtu, më shkoi mendja që të gjithë ata djem janë bashkëfshatarët tanë, që nuk po e dimë që a kanë shpëtuar ose jo”.
“Nëse une vdes, sot është një nder i madh, pasi po e ndjej veten si pjesë e atyre djemve, që po luftojnë në male për lirinë e vendit të vet”, ka treguar Geci, fjalët e fundit të mësuesit Halit Geci.
Të tjera
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...
-
Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat
Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele s...
-
ShSKUK-ja bëhet edhe me dy klinika, kostoja mbi 4 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, k...
-
Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pas 22 vjetësh, 1 euro vlen më pak se 100 lekë
Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet ...
-
Haxhiu e quan palaço opozitën, thotë se ishin të korruptuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë goxha kritike ndaj opozitë s...
-
Stano: Masat hiqen kur vendosin vendet e BE’së e jo kur duan politikanët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ...
-
Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
2 maj 1999 shënon një nga ngjarjet më të kobshme gjatë luftës në Kosovë. 2...
-
Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qy...
-
Murati mburret përballë opozitës: Në Raportin e DASh-it fjala “korrupsion” përmendet 12 herë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar Raportin e Departamentit A...
-
Zihen për foltore, Saranda Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Ferat Shalën dhe Salih Zybën
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga sigurim...