Ish gjyqtari i Eulex do të raportojë në Kuvend për “parregullsitë” e këtij misioni në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 27 November 2020
Ish kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të Eulex-it, Malcolm Simmons, do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, lidhur me pretendimet e tij për parregullsi dhe abuzime të misionit Eulex në Kosovë.
Shkresën e dërguar para 5 muajve, komisioni ia ka kthyer pozitivisht në mbledhjen e sotme, me kërkesë të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi. Të njëjtën e përkrahën gjithë anëtarët e komisionit, përjashtim atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që u deklaruan kundër raportimit në çfarëdo trupe të Kuvendit të ish gjyqtarit Simmons. Derisa u la mundësia që varësisht nga të gjeturat dhe dëshmitë e ish gjyqtarit të Eulex të formohet edhe një komision hetimor parlamentar për këtë çështje.
Inicuesja e kësaj kërkese, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi duhet të mbahet sa më parë që të jetë e mundur për të dëgjuar dëshminë e ish gjyqtarit Simmons.
“Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ kundër Korrupsionit shpreh gatishmërinë për të dëgjuar dëshminë e Malcom Simmons për të gjitha çështjet e ngritura. Komisioni propozon që takimi të mbahet sa më parë që të jetë e mundur në varësi nga koha e disponueshme nga Malcom Simmons”, tha ajo.
Më këmbëngulës në këtë pikë, u shpreh deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se pas të gjeturave nga dëshmitë e Simmons, duhet të hartohet një raport i detajuar që t’i drejtohen Parlamentit Evropian për abuzimet e mundshme që kanë mundur të ndodhin nga një mision i BE-së.
“E përkrahim një kërkesë të tillë të zonjës Donika Kadaj-Bujupi. Mendoj që sa më parë duhet t’i ndërmarrim të gjitha hapat dhe masat që të bëjmë një plan si komision në mënyrën si t’i qasemi edhe më tutje ish kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve në kuadër të Eulex […] Në parim përderisa respektojmë kompetencat tona dhe mbesim në një hetim parlamentar nuk na ndalon asgjë me shku edhe evidentu çfarëdo parregullsie, apo abuzimi që ka ndodhur në kuadër të territorit të Kosovës. Pastaj a mund të ndiqet penalisht, apo jo është çështje tjetër. Nuk na takon neve ajo, nuk është përgjegjësi jona. Në anën tjetër ky mision që ka qenë në Kosovë ka pasur mbikëqyrës në strukturave të BE-së është një departament në kuadër të komisionit për politikë të jashtme që e ka mbikëqyrë punën e këtij misioni. Mendoj se është mirë si Kuvend, cilëndo formë, qoftë raportimi i tij në Kuvend apo komision hetimor të kemi një raport të detajuar për të pa se a ka bazë Kosova t’i drejtohet deputetëve të parlamentit evropian për abuzimet e mundshme që kanë mundur të ndodhin nga një mision i BE-së”, tha ai.
Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni kërkoi kujdes për të parë harmonizimin ligjor lidhur me çështjen e imunitetin të gjyqtarëve të Eulex-it.
“Duhet me shiku edhe çështjen e imunitetin me veprimtarin e gjyqtarëve të Eluexit dhe pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Prandaj mendoj që është mirë që inicimi që e kemi bërë deri tash, lidhur me dëshminë e dëshmisë fillestare të zotit Simmons ta vazhdojmë tutje”, tha ai.
Ndërkaq, anëtari i komisionit nga radhët e Nisma-AKR, Endrit Shala tha se varësisht nga të gjeturat duhet të themelohet edhe komisioni hetimor parlamentar.
“Varësisht nga të gjeturat, nga ajo dëshmi e tij pastaj ne si komision mundemi me i propozuar Kuvendit, apo veç një pjesë të deputetëve siç e parasheh rregullorja me u formu komisioni hetimor parlamentar”, u shpreh Shala.
Por kundër një raportimi të tillë të ish gjyqtarit Simmons u shpreh kryetari i komisionit, njëherësh deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili tha se i njëjti duhet të dëshmojë para autoriteteve të BE-së.
“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së është që nuk e mbështesim as dëgjimin e dëshmisë së zotëri Simmons as para komisioni e as para ndonjë trupe të Kuvendit sepse konsiderojmë se ky ka qenë mision i BE-së dhe nëse zotëri Simmons duhet të dëshmojë diku, ai duhet të bëjë para autoriteteve të BE-së dhe para parlamentit Evropian”, deklaroi ai.
Ish kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të Eulex-it, Malcolm Simmons përmes avokatit të tij, Artan Qerkini kishte kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar të evidentuar pretendimet e tij për parregullsitë e këtij misioni të BE-së në Kosovë.
Të tjera
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...