Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX’it kërkon të raportojë për shkeljet që i ka bërë misioni evropian
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 25 November 2020
Ish-kryetari asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar të raportoj për shkeljet që i ka bërë EULEX.
Katër vite më parë Boris Johnson kishte vizituar Kosovën.
Kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, atë botë sekretar për punë të jashtme, ishte prit nga i gjithë spektri politik në vend.
Johnson u kishte kërkuar institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.
Por, siç duket se Jonson kishte krejt bindje tjetër për Gjykatën Speciale. Kështu të paktën aludon ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons.
Malcom Simons, këtë deklarim e ka bërë në një letër të dërguar në Komisionin për Legjislacion më 16 korrik të këtij viti.
Aty ai ka kërkuara që të raportoj në lidhje me shkeljet që sipas tij ka bërë misioni i Eulex në Kosovë.
Simons shprehet i gatshëm që të dëshmoj në disa shkelje ku ndër tjera përmend, ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykues, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime e disa shkelje të tjera.
Kjo letër u bë pjesë e diskutimit edhe në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, komision ky ku ishte dërguar edhe letra.
Fajin për mospublikim e kësaj letre në komision, kryetari i komisionit e hodhi tek administrata e Kuvendit.
Por, ky arsyetim nuk e bindi, anëtaren e komisionit, Donika Kadaj – Bujupi.
Kjo hodhi një numër të madh akuzash në drejtim të Shkëmb Manajt.
Malcolm Simmons, edhe në të kaluarën kishte deklaruar se kishte denoncuar disa raste të korrupsionit të misionit të EULEX-it.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...