Rozë

Modelja befason me linjat trupore seksi teksa pozon me bikini në pishinë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 23 November 2020

Modelja Kelly Brook zgjodhi që për këtë 41-vjetor të realizonte disa foto të bukura, tërheqëse dhe provokuese në pishinë.

E veshur me bikini ngjyrë blu, ajo pozoi për kalendarin e saj për vitin 2021, sipas “The Sun”.

-Advertisement-

Me gjoksin në plan të parë dhe me linjat trupore seksi, bukuroshja tha se tashmë ndihej rehat nën lëkurën e saj.

“Rreth të njëzetave isha shumë ambicioze dhe po e jetoja jetën në maksimum, duke kaluar një kohë të mrekullueshme.

Në të tridhjetat e mia isha shumë e stresuar për për t’u bërë me fëmijë, për t’u martuar, se ku isha në lidhje me karrierën dhe se ku do të jetoja.

Në të dyzetat çdo gjë është më mirë, ju jeni gjallë, keni gjetur një punë dhe keni një të dashur”, – u shpreh modelja.

Megjithatë, ajo nuk la pa përmendur edhe vështirësitë e mëdha me të cilat është përballur.

“Kam humbur babain tim në vitin 2007 dhe nuk do doja kurrë ta kisha përjetuar diçka të tillë,”- përfundoi “vajza e ditëlindjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera