Gjermania shënon 75 vjetorin e gjykimeve historike të Nurembergut
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 20 November 2020
Gjermania po shënon 75 vjetorin e fillimit të gjykimeve të Nurembergut, apo të gjykimeve ushtarake të zhvilluara nga forcat aleate, sipas ligjit ndërkombëtar, që sollën para drejtësisë zyrtarët e lartë nazistë.
Një ngjarje përkujtimore në qytetin e Nurembergut, do të mbahet në sallën e gjyqit 600 në Pallatin e Drejtësisë të qytetit bavarez, ku gjyqet filluan më 20 nëntor 1945.
Pjesëmarrja do të jetë e kufizuar për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbajë një fjalim. Në ceremoni do të ketë gjithashtu video-mesazhe nga dëshmitarët, politikanë dhe ekspertë.
Gjyqet e Nurembergut shënuan rastin e parë në histori që zyrtarët kryesorë të një shteti të mbahen përgjegjës për krimet e tyre, para një gjykate ndërkombëtare.
Në gjyqin e parë, 21 anëtarë të rangut të lartë të partisë naziste u shfaqën në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me pyetje nga katër fuqitë aleate – Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Britania dhe Franca.
Ndër të akuzuarit ishin zyrtarët më të lartë nazistë, me përjashtim të Adolf Hitlerit, Joseph Goebbels dhe Heinrich Himmler, pasi ata kishin kryer vetëvrasje.
Gjyqi zgjati më pak se një vit dhe përfundoi me 12 dënime me vdekje, tre dënime të përjetshme, katër burgime të gjata dhe tre u shpallën të pafajshëm.
Ky gjykim u pasua nga 12 gjykime tjera që u zhvilluan midis nëntorit 1946 dhe prillit 1949. Nuremberg ishte një vend simbolik për gjyqet sepse kishte qenë vendi i tubimeve masive të Hitlerit para luftës dhe vendi ku u miratuan ligjet anti-hebreje më 1935.
Gjyqet e Nurembergut paraqesin themelin e një sistemi global të drejtësisë penale për ata që akuzohen për krime kundër njerëzimit.
Që nga viti 2002, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë (ICC) ka qenë gjykata e vetme e përhershme, e pavarur në botë për shkelje si gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Të tjera
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...
-
Osmani për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...
-
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
E rëndë: I riu në Klinë dyshohet se kreu marrëdhënie se*suale me motrën 14 vjeçare
Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhë...
-
Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali L...
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...