Rozë

Arsyeja ende nuk dihet, por diçka është duke ndodhur me llogarinë e Loredanës në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 16 November 2020

Këngëtarja Loredana Zefi është kthyer prej muajsh në kryefjalën e mediave Rozë, kjo për shkak shumë ngjarjeve që kanë ndodhur në lidhje me këngëtaren, shkruan Expess Rozë.

Skandali me çiftin zvicerian, ndarja me Mozzik, romanca e shumëpërfolur me Zunën si dhe ribashkimi me Mozzik, janë vetëm disa prej ngjarjeve që e kanë kthyer Loredanën në personazhin kryesor të mediave rozë.

Padyshim se Loredana është një ndër emrat më të ndjekur në Instagram, ajo poston shpesh foto e video nga përditshmëria e saj kështu duke qëndruar sa më afër me fansat e saj. Mirëpo, së fundmi diçka që është vënë re është numri i fansave të kënëgëtares që është zvogluar së fundmi.

-Advertisement-

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur dhe çfarë “i mërziti” fansat e reperes, që të zvoglohej numri i tyre. Nga 2.8 milion ndjekës, tashmë Loredana numëron 2.7 milion fansa në llogarinë e saj.

Një pjesë e fansave të saj mendon se kjo rënie vjen si pasojë e shkëputjes së Loredanës për disa kohë nga rrjetet sociale, pasi ajo vendosi të mbyllte njëherë e mirë çështjen me çiftin zvicerian dhe iu përkushtua albumit të ri “Medusa”.

Kujtojmë se gjatë kvtyre ditëve në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Mozzik po sjellin një bashkëpunim, ndërsa miku i reperes Abidon, ka treguar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.

Më shumë detaje lidhur me këtë gjë ende nuk ka, por për më shumë lidhur me projektin më të ri fansave iu duhet të presin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera