Rozë

Stresi tregon se është infektuar dy herë me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 03 November 2020

Sa herë që flitet për Stresin vëmendja është maksimale, sepse reperi ka gjithmonë diçka për të treguar. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se para disa ditësh zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi dhe më pas publikoi video duke dalë jashtë e takuar miqtë.

Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak fansave të tij, duke qenë se Stresi u shpreh se do të vetëizolohej dhe u bëri thirrje të gjithëve për të ruajtur veten. Mirëpo duket se kjo ka qenë një lojë e tij dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.

-Advertisement-

Mirëpo, për Bieta Sulon reperi ka “hedhur poshtë” deklaratën e tij të parë, duke rrëfyer se në fakt është infektuar dy herë me Covid-19.

“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë. Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu.

Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.

Tashmë reperi është shëndoshë e mirë, madje na befasoi të gjithëve me deklaratën e fundit për partneren e tij Keisin, pasi tregoi se në fakt ata s’janë ndarë kurrë, pavarësisht lajmeve lart e poshtë në media e rrjete sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera