Stublla ngushëllon për viktimat e tërmetit: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 30 October 2020
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, është shprehur e tronditur me humbjet që kanë pësuar Turqia dhe Greqia, pas tërmetit të fuqishëm që goditi fillimisht Izmirin e më pas edhe ishujt grek.
Kryediplomatja kosovare ka shprehur solidarizimin e saj me të gjitha familjet që nga kjo fatkeqësi natyrore humbën më të dashurit e tyre, dhe gjithashtu ka shprehur urimet m ë të sinqerta që personat që kanë mbetur nën rrënoja të nxirren të gjallë.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, që goditi Turqinë dhe ishujt grek. Uroj sinqerisht që të nxirren të gjallë të gjithë ata që janë ngujuar nën rrënoja. Forca dhe durimi qoftë me të gjithë të prekurit nga ky tërmet.Vendi ynë dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë me ju” është shprehur Haradinaj-Stublla.
Kryediplomatja ka treguar gatishmërinë dhe ka udhëzuar Ambasadën e Kosovës në Ankara që t’u dalë në ndihmë shtetit turk dhe secilit shtetas kosovarë në rast nevoje.
Të tjera
-
Osman për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...
-
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
E rëndë: I riu në Klinë dyshohet se kreu marrëdhënie se*suale me motrën 14 vjeçare
Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhë...
-
Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali L...
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...