Ballkani fiton derbin ndaj Dritës dhe ‘blindon’ pozitën e parë
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 21 October 2020
Skuadra e Ballkanit duket se e ka seriozisht titullin kampion për këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.
Klubi nga Suhareka nuk po di të ndalet së triumfuari në këtë fillim edicioni në elitën e futbollit kosovar.
‘Portokallinjtë’ sot kanë fituar derbin ndaj Dritës me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të xhiros së shtatë.
Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi i ka realizuar sulmuesi në top formë, Mirlind Daku.
Daku golin e parë e shënoi në minutën e 19’, ndërsa të dytin në të 75’.
Më këto dy gola sulmuesi gjilanas ka shkuar në kuotën e 14 golave, duke u thyer çdo rekord në futbollin kosovar, pasi nuk mbahet mend që një futbollist ti këtë shënuar 14 gola në 7-të ndeshje të zhvilluara..
Drita këtë takim e luajti më një lojtar me pak që nga minuta e 23’, pasi mbrojtësi Ilir Blakçori u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje që bëri te futbollisti i Ballkanit, Mevlan Zeka.
E para Blakçori me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, për shkak të protestave të shumta në drejtim të gjyqtarit, Genc Nuza.
Pas kësaj fitoreje Ballkani ka shkuar në koten e 19 pikë, duke ‘blinduar’ kështu pozitën e parë, ndërsa Drita mbetet e treta me 10 pikë, por më dy ndeshje me pak të zhvilluara./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...
-
SBAShK me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...
-
Zhduket një police në Rahovec, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj
Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë p...