Zemaj: Mbyllja shkak i COVID-19 do të ishte fatale për vendin
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 19 October 2020
Së fundmi, sërish është përfolur për mbyllje të objekteve, qyteteve apo edhe lagjeve ku po shpërndahet virusi korona. Mirëpo i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemajt thotë se mbyllja është opsioni i fundit, por që ka bërë thirrje për respektim të masave që janë vendosur nga institucionet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Megjithëse ai ka theksuar se mbyllja do të ishte fatale për të gjithë. Këto deklarata Zemaj i tha gjatë një vizite që bëri të hënën në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Në rast se paraqitet nevoja, Zemaj thotë se atëherë sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID do të ndërmarrë masat e nevojshme.
Ndërsa sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID nëse është e nevojshme, unë do të marr masa të kufizuara, të mbylljes, qoftë në objekte, lokacione, qytete, lagje, aty ku e shohim dhe kemi informacione që po shpërndahet infeksioni”, ka thënë Zemaj.
“Në politikën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në atë që unë e kam përfaqësuar që nga fillimi mbyllja ka qenë gjithmonë opsioni i fundit. Për këtë arsye po iu bëjmë thirrje qytetarëve, bizneseve, mediave, të gjithëve, institucioneve publike dhe qendrore që t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë masat sepse mbyllja do të ishte fatale për të gjithë neve. Do të thotë ta bëjmë të pamundurën në menaxhimin e kësaj situate që mos të kemi mbyllje, apo mbyllje klasike siç quhet. Ndërsa sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID nëse është e nevojshme, unë do të marr masa të kufizuara, të mbylljes, qoftë në objekte, lokacione, qytete, lagje, aty ku e shohim dhe kemi informacione që po shpërndahet infeksioni”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se mbyllja e disa lokaleve është bërë shkaku i përgjegjshmërisë së tyre. Ai ka thënë se ata që nuk i respektojnë masat, do të shkohet me mbyllje individuale, pa i lënduar ata të cilët respektojnë masat dhe janë të përgjegjshëm para kësaj situate pandemie.
E Zemaj thotë edhe se udhërrëfyesi për përdorimin e masave ndaj COVID-19 të vendosura nga ministria që ai drejton tani po përdoret edhe nga vendet e rajonit.
“Po tash po e them pa modesti, ne jemi duke u marrë model nga shtetet tjera… Shumë shtete të rajonit, që unë kam bashkëpunim direkt me ta, edhe në krijimin e atij grupi të cilit e kam pasqyruar më herët edhe në shtetet homologe të rajonit, edhe në vendet tjera që jemi në kontakt, disa elemente të masave ata tash I kanë marrë për bazë, me këtë rast kanë marrë edhe udhërrëfyesin të cilin unë e kam nënshkruar për përdorimin e maskës në komunitet dhe mbulesat në fytyre të cilën janë tash duke e përdorur edhe vendet e rajonit si masë e tyre”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka treguar edhe se si do të bëhet mbiëkqyrja tani me rritjen e rasteve pozitive.
“Pavarësisht kësaj, ne po marrim modele edhe nga vendet që tash më kanë rritje të infeksionit pas rendjes, ashtu siç e kishim ne në Republikën e Kosovës, edhe dje edhe sot realisht jemi duke e shqyrtuar mënyrën e mbikëqyrjes dhe ju e dini që kemi aktivizuar të gjitha inspektoratet, dje kemi pasur një bisedë edhe me drejtorin e përgjithshëm të policisë, do të aktivizojmë në dy faza, gjatë ditës dhe në mbrëmje duke pasur për bazë ruajtjen e shëndetit publik dhe minimizimin e shpërndarjes së infeksionit”, ka thënë Zemaj.
Zemaj thotë se rritje e numrit të rasteve është e lehtë, por është e kushtueshme për vendin nëse vazhdohet që të mos repsektohen masat ndaj Covid-19.
Të tjera
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...