25 vjet burgim për vrasësin dhe përdhunuesin e të miturit nga Fushë Kosova, flasin familjarët
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 October 2020
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 25 vjet burgim S.O. ai u gjet fajtor për dhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit
Gjërat e të birit, i mban ende si kujtim.
Ani pse ka kaluar gati një vit nga vrasja e të miturit Kujtim Veseli, nëna e tij, Makfire Ilazi, thotë se nuk po mund t’i largojë nga shtëpia gjërat e të birit.
Tani nëna e 3 fëmijeve, thotë se pasi i kishte vdekur bashkëshorti, i biri 11 vjecar, Kujtim Veseli, kishte mbetur zot shtëpie. Ai me forcat e tij, sipas saj, po punonte cdo ditë, për ta mbajtur familjen.
Por, me 11 korrik të vitit të kaluar, 11 vjecari nuk u kthye me në shtëpi. Ai u gjet i vrarë poshtë këtyre shkalleve, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.
E më vonë, u kuptua se i mituri, ishte dhunuar seksualisht, e më pastaj ishte vrarë nga i akuzuari, S.O, 20 vjecar. Vet babai i të akuzuarit e kishte paraqitur rastin në policinë e Kosovës.
Ndërkohë, të enjten, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shqiptuar S.O, dënim unik prej 25 vjetësh burgim.
S.O, u gjet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe vrasjen e Kujtim Veselit nga Fushë Kosova. Por, e pakënaqur me këtë dënim, është nëna e Kujtimit, Makfire Ilazi. Nëna që humbi djalin 11 vjecar nuk mund të pajtohet me një dënim prej 25 vjet burgim.
Por, të njoftuar se të hënën do të mbahet seancë dhe se është dënuar biri i tyre, duket se nuk ishin familja e S.O. T7 ka vizituar gjatë ditës edhe këtë familje, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Prapa saj, i kanë thënë televizionit se janë në dijeni që i biri i tyre ka kryer një vepër të rëndë, prandaj nuk dëshirojnë të krijojnë konflikte të reja. Ndërkohë, avokatja e familjes së 11 vjecarit të vrarë, Rina Kika, ka kërkuar dënim të përjetshëm për S.O
Kika ka thënë se do të bëjnë ankesë në Apel, posa ta pranojnë aktgjykimin e arsyetuar të gjykatës. Ndërsa ka shtuar, se vrasja dhe dhunimi i 11 vjecarit, Kujtim Veseli, kanë qenë të parandalueshme, nëse institucionet e sigurisë do ta merrnin seriozisht këtë rast.
Ndërkohë, avokati mbrojtës i S.O, Fitim Malokaj, i caktuar sipas detyrës zyrtare, thotë se sipas ligjeve në fuqi, S.O nuk mund të dënohet me burgim të perjershem, sepse në kohen kur e ka kryer veprën, ka qenë nën moshën 21 vjecare.
Për vrasjen e Kujtim Veselit, kishin reaguar edhe organizata të shumta të shoqërisë civile ku kanë kërkuar drejtësi për Kutimin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...