Prestigjozja “Forbes”: Vizitojeni Kosovën, Rita Ora vjen prej andej
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/09/Untitled-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
00:00 | 24 September 2020
Revista me nam botëror, Forbes, ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.
Në veçanti hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës.
Teksa për këtë të fundit, rrallë është shkruar në mediumet ndërkombëtare si një vend i dëshirueshëm për t’u vizituar, revista në fjalë ka cekur një arsye shumë të veçantë se pse duhet vizituar vendi ynë.
Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, shkaku i statusit ende të pa qartë, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.
Ata gjithashtu shkruajnë për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.
“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim . Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”.
Ndërsa sa për sa i përket trendit aktual të COVID-19, “Forbes” shkruan se “Kosova nuk është e qartë për nga rritja e numrit, por numri i rasteve të përditshme dhe vdekjet e saj janë pak më të ulëta se majat e tyre kohëve të fundit”.
Dhe kjo është e vërtetë, pasi fatmirësisht në Kosovë javëve të fundit shënohen shumë më pak raste të infektimit dhe vdekjeve nga coronavirusi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e sotme...
-
Kryetarin i Gjilanit priti në takim ambasadorin italian, folën për prioritetet e komunës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Aksident i rëndë në Sllovaki! Treni i pasagjerëve përplaset me një autobus, raportohet për të vdẹkur dhe të plagosur rëndë
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një...
-
Kryeministrja estoneze Kaja Kallas, në vend të kryediplomatit Josep Borrel në BE?
Krerët e BE vendosën të enjten samitin e Brukselit për emrat e rinj drejtues ...
-
Parashikimi i motit në Shqipëri
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativ...
-
Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, këto janë çmimet
Pishina “Gërmia” në Prishtinë hapet sot për vizitorët, pas përfundimit të pro...
-
23 vjet nga ekstradimi i diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë
Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si kasapi...
-
Ish-hetuesi i policisë flet për të arrestuarin për spiunazh, thotë se punoi me të për 10 vite
Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës, ka zbuluar detaje të rëndësi...
-
Kurti sot mbledhë ministrat
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen solem...
-
Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Deputeti i PDK-së flet për takimin me ambasadorin Berishaj, tregon pse e publikoi fotografinë që bëri bujë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i cili javën që shko...
-
Cilat janë rregullat e debatit presidencial Trump-Biden? Ndalohen rreptësisht…
Presidenti amerikan Joe Biden do të përballet sot me paraardhësin e tij në Zy...