Lajme

Armend Zemaj u bënë thirrje sportistëve: “Duhet të jemi të kujdesshem”

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 23 September 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar Javën Evropiane të sporit ku ka marrur pjesë edhe ministri i shëndetësisë, Armen Zemja, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim ka marrur pjesë edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ku temë kryesore ka qenë “Sporti dhe pandemia Covid-19”.

Më anë të një postimi në facebook, Zemaj ka kërkuar nga sportistët të kenë mirëkuptim sa i përket lehtësimit të masave të marrura nga qeveria.

-Advertisement-

“Primare është shëndeti, këtë e dinë dhe presim mirëkuptim nga sportistët. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vlerësojmë situatën objektivisht dhe pa emocione”, është shprehur Zemaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera