Dërgohen zarfë me lëndë helmuese në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 20 September 2020
Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.
Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.
I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI’ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.
Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.
Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.
Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.
Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.
Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.
Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.
Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg./voa
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...