Dumoshi: Do të certifikohen edhe 400 të rinj si ndërmarrës
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 18 September 2020
Në kuadër të muajit të Rinisë, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka takuar një grup të rinjësh nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovës. Derisa u ofroi përkrahje Dumoshi njoftoi se këtë vit 400 të rinj të Kosovës do certifikohen si ndërmarrës të rinj.
Ministrja Dumoshi tha se me gjithë buxhetin që kanë do i përkrahin të gjitha aktivitetet e rinisë.
“Ne jemi në fazën përfundimtare të projektligjit për rinin dhe të gjitha ato zëra të cilat ju i keni ngritur ne jemi kah i fusim në ligj. E para ka qenë njëfarë pengese mosha, tash e kemi moshës prej 15 vjeçe deri ë 29 vjeç, pastaj edhe kjo komponenta që është vullnetarizmi i cili do përkthehet në përvojë pune…Është një punë në përfundim e ndërmarrësisë e cila p bëhet në të gjitha pjesët e Kosovës dhe po marrin pjesë numër i madh i të rinjve. Ne e kemi paraparë që diku 400 të rinj me i certifikua si ndërmarrës të rinj. Pastaj me planin e tyre do vije dhe do e fitoj grantin për të filluar një biznes kjo rrjedhimisht reflekton në zhvillimin ekonomik” , tha ai.
Kurse, Egzona Shala nga organizata rinore ECOZ, tha se qëllimi i këtij takimi ka qenë për të krijuar një lloj komunikimi të ndërsjellët me ministrinë.
Derisa e ka falënderuar ministren Dumoshi për përkrahjen për rininë e Kosovës, Shala tha se duhet motivuar rinin për të pasur një shoqëri të shëndosh.
“Vullneti ka qenë që me ardhur dhe me krijua një lloj komunikimi të ndërsjellët me ministrinë në përgjithësi edhe pse çdo herë të rinjtë kanë qenë të favorizuar nëpër aktivitete të përkrahura prej ministrisë. Kësaj here kanë qenë përfshirja edhe e komuniteteve, është vërejtur një angazhim më i madh i ministrisë sidomos me rastin që ka bërë promovimin e punës shumë të mirë të juaj të përkrahjes së Ranillukës të komunitetit serb po ashtu dhe përkrahje të tjera”, tha ajo.
Pas këtij takimi ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga këta të rinj vazhdoi për vizitë në Muzeun e Kosovës, aktivitet i cili u realizua në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Kulturore.
Me këtë rast, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se Muzeu i Kosovës përmban historinë dhe jetesën e lashtë të popullit në Kosovës.
“Ky është një rast i mirë që ju të njoftuar me trashëgiminë tonë kombëtare të Kosovës. Vetë ndërtesa e ka një domethënie, një trashëgimi të madhe….Është një objekt i vjetër i cili është ruajtur, këtu i keni eksponatet të cilat janë gjetur është shumë interesante për ata që ballafaqohen për herë të parë kjo do thotë që nëntoka e Kosovës është shumë e pasur prej kohës së Neolitit edhe më herët daton dhe këto eksponatet do i shini që i kanë gjetur arkeologët tanë“, tha Dumoshi.
Ndërsa, drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci tha se për shkak të pandemisë ka rënie të vizitorëve, por që ata që vijnë mund të shohin artefakte të periudhave të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Duke e ditur që jemi në pandemi edhe vizitat I kemi më të reduktuara por kemi pasur aktivitete të ndryshme në krahasim me vitet paraprake. Këtu jemi në ekspozitën e arkeologjisë nga parahistoria deri në luftën e fundit. Iu kemi mundësi me pa artefakte të ndryshme në periudha të ndryshme dhe në vende të ndryshme të Kosovës, u shpreh Leci.
Të tjera
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...