Asnjë i prekur me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSH përgëzon Arabinë Saudite
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 02 August 2020
Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka njoftuar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me koronavirus deri më tani.
Rituali mysliman, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht mbledh mbi dy milionë njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet e Arabisë Saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.
Shteti i përzgjodhi 1 mijë pelegrinë nga vendi por edhe të huaj që banojnë në këtë vend, në mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë socialie dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si “shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re”.
Të shtunën, Arabia Saudite i regjistroi 1 mijë e 573 raste të reja të koronavirusit dhe 21 viktima, raporton CNN përcjell Klan Kosova.
Ky shtet e ka numrin më të lartë të të infektuarve ndër vendet arabe me një 277 mijë e 478 të prekur, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...