Rozë

Dua Lipa e bënë webfaqen e saj zyrtare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 30 July 2020

Pop ylli botëror Dua Lipa është duke thyer rekorde me albumin e saj më të ri, Future Nostalgia, i cili ka marrë kritikat më pozitive nga të gjitha anët.

Dhe pikërisht për ta bërë promovimin global të albumit të ri, menaxhmenti i Duës ka ftuar kompani të ndryshme të bëjnë propozime kreative për krijimin e webfaqes së re për albumin e këngëtares.

Mirëpo fakti interesant në këtë proces është se uebfaqja e re https://dualipa.com është zgjedhur për t’u bërë në Prishtinë, nga ekipi i agjencisë së marketingut Republika Communications, e cila edhepse është agjenci e themeluar nga Dukagjin Lipa, ishte propozimi fitues në mesin e propozimeve të shumta që janë bërë nga kompanitë e ndryshme nga Britania dhe SHBA-të.

-Advertisement-

Momentalisht, Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify. Pak ditë më parë Dua ka thyer një tjetër rekord duke u bërë artistja e parë femër me 4 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify.

Javën e kaluar, Dua e ka publikuar këngën Un Dia, të cilën e ka realizuar bashkë me J. Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. ndërsa më 14 gusht Dua ka paralajmëruar edhe një super risi – remiksin e këngës Hallucinate, të cilën do të bëjë bashkë më divën Madonna dhe Missy Elliott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera