Dialogu rifillon në rrethana dramatike për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 27 July 2020
Mund të quhet lirisht “Trialog” e jo vetëm dialog, nëse analizohen të gjitha takimet që janë zhvilluar këtë muaj në Bruksel.
Kanë qenë vetëm dy takime me praninë fizike të pjesëmarrësve mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës dhe një takim virtual përmes videolidhjeve. Të gjitha takimet dhe diskutimet e tjera kanë qenë bilaterale, mes përfaqësuesve të BE-së dhe delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Kjo praktikë që ishte ndjekur edhe në nëntë vjetët e kaluar, sa zgjat ky dialog, po vazhdon ende. Dhe qëllimet e takimeve paraprake bilaterale gjithmonë janë që të përgatiten më mirë takimet mes palëve me ndërmjetësimin e BE-së. Sepse të dyja palët ende më shumë preferojnë të bisedojnë me BE-në, të paraqiten si “partnerë të BE-së”, sesa të bisedojnë mes vete, raporton KOHA.
Në takimet e para nuk është parë ndonjë dallim i madh nga praktika e kaluar. Dallimi më i madh që mund t’i rrisë edhe gjasat për ndonjë marrëveshje eventuale është roli shumë aktiv tani i dy shteteve më të mëdha të BE-së – Gjermanisë dhe Francës. Madje, një samit i organizuar nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Merkel u zhvillua para se të rifillonte dialogu në Bruksel. Pos kësaj, duket se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë përmes prononcimeve nga Washingtoni apo përmes takimeve që në Bruksel ka pasur zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reker, kanë sqaruar se nuk kanë ndonjë xhelozi ndaj BE-së dhe rolit të saj udhëheqës në dialog dhe se i dëshirojnë sukses BE-së në këtë drejtim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...